4 C
Skopje
December 5, 2019
Informacione Vendi

Zaevi takoi shefin e OSBE: Po punojmë për të gjithë qytetarët pa dallime

Kryeministri Zoran Zaev takoi sot shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja, ku është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend në prag të zgjedhjeve, njofton INA, duke u thirrur në komunikatën e Qeverisë.
“Janë përshëndetur politikat qeveritare një shoqëri për të gjithë në shtet si dhe koncepti integrues përmes të cilit Maqedonia e Veriut siguroi shanse të barabarta për të gjithë dhe kontribuon për stabilitetin e brendshëm, por edhe stabilitetin në rajon”, theksohet në komunikatën e Qeverisë, duke shtuar se OSBE mbështet përparimin në vend në planin e reformave, marrëdhëniet ndërfqinjësore si dhe përcaktimin euroatlantik. Zaevi ka theksuar se vendi po punon në procesin e reformave, kohezionin interetnik si dhe marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët. Ai nënvizoi se Qeveria është e orientuar në rrugën proevropiane si qëllim strategjik, bashkë me anëtarësimin në NATO. (INA)

Artikuj të ngajshëm

Nuk ka lënë vend te shqiptarët, BDI shqyrton mundësinë për koalicion me VMRO-në ose me LSDM-në!

shprehja

Lëvizja Besa fushatë për emrat e shkollave

shprehja

Haxhiu thotë se VV nuk pranon që në marrëveshje të futet edhe posti i Presidentit

shprehja