14.1 C
Skopje
July 15, 2019
Informacione Vendi

Zaevi vazhdon të jetë optimist për datën për fillimin e bisedimeve me BE-në

Tact

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në rrjetin social në ‘Facebook’ tha se në Këshillin e Ministrave në Luksemburg morëm mirënjohjen e arritjeve tona për vitin e kaluar.

“Morëm vërtetim të qartë për reformat që i zbatuam dhe për të gjitha rezultatet e realizuara në planin e brendshëm, por edhe lëvdatë për marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë”, shkruan Zaev duke thënë se për Maqedoninë e Veriut ka qenë vendimtare që ky vendim të merret këtë vit dhe se pikërisht ky konkludim e vërteton këtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut në ndërkohë do të vazhdojë me punë dhe reforma.

“Vazhdojmë me përgatitjet intensive për fillim formal të bisedimeve deri në fund të këtij viti. Jemi të kënaqur nga konkludimi i sotëm”, shkruan Zaev duke përmendur se suksesi i plotë do të jetë në tetor.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Ekspertët për çështje ekonomike kërkojnë që Zaevi të mos e udhëheq edhe Ministrinë e Financave

shprehja

UNESCO 19 rekomandime për Ohrin

shprehja

Pendarovski vizitë në Slloveni

shprehja