Vazhdon aventura e Nicolo Zaniolo-s me fanellën e Galatasaray.
Pas shpërthimit ndaj Istanbulsporin që i ka vlejtur dy dy ndeshje skualifikim, ish-sulmuesi i Romës ka rifilluar stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Buruk në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të Galatasaray në kampionat.
Nervozimit të lojtarit i shtohet edhe mosinteresimi total i shokëve të skuadrës ndaj tij: ja pse.
Në fakt, një video në faqen ‘No context Gala’ në Twitter është bërë virale në Turqi, ku shfaqen disa lojtarë të Galatasaray duke bërë shaka me njëri-tjetrin para një seance stërvitore.
Protagonist është mesfushori turk Baris Yilmaz, i cili u jep puthje dhe përqafime shokëve të skuadrës, mes të cilëve edhe ish-yjet e Serisë A Mertens, Oliveira dhe Torreira.
Pas tyre qëndron edhe Nicolo Zaniolo, i cili mundohet të tërheqë vëmendjen e shokëve të skuadrës pa ia dalë. 23-vjeçari nuk mori pjesë në përqafimin përfundimtar mes shokëve të skuadrës, duke i parë i veçuar.
Zaniolo 👀 pic.twitter.com/wEqiJremHY
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) May 24, 2023
.