September 24, 2020
Portali Shprehja

Zaniolo operohet të hënën në Innsbruck, flet kirurgu i njohur dhe mamaja e lojtarit

Këto janë ditë të vështira për Nicolò Zaniolo, duke luftuar me këputjen e dytë të ligamentit të kryqëzuar të gjurit në vetëm një vit. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve midis Hollandës dhe Italisë, talenti i Romës dëmtoi gjurin e majtë, tetë muaj pas të njëjtit dëmtim në të djathtin.

Lojtari, siç pritej, është ende në shok nga goditja e ashpër psikologjike. Shumë mesazhe mbështetjeje ka marrë, përfshirë vizitën e CEO të Romës, Guido Fienga, në punë për rinovimin e kontratës, që do të shërbejë si një stimul i mëtejshëm, për t’u kthyer më i fortë se përpara.

Në orët e kaluara, lojtari i datëlindjes 1999 mori vendimin për vendin ku do të organizohet operacioni i tij. Mes “Villa Stuart” (ku ishte operuar në dimër nga prof. Mariani) dhe SHBA, zgjedhja ra në Innsbruck.

Operacioni duhet të zhvillohet të hënën dhe do të kryhet nga ai që quhet “magjistari” i të tilla ndërhyrjeve, profesor Christian Fink. Ky i fundit, i intervistuar nga “Corriere dello Sport”, tha: “Unë mjekova Giorgio Chiellini, pastaj Leonardo Pavoletti. Edhe lojtari i Juventusit, Demiral, erdhi tek ne. E njoh Zaniolo vetëm me emër, një djalë i ri me cilësi të mëdha. Ne duhet ta kuptojmë situatën, pastaj të procedojmë. Duhet të trajtohet ky dëmtim i rëndë. Nuk është e lehtë të vendosësh se kujt t’i drejtohesh për një operacion tjetër të gjurit. Ka shumë faktorë, përfshirë edhe ata psikologjikë, që ndikojnë në vendim”.

Lëndimi i Zaniolo na kujton shumë Leroy Sané, i cili një vit më parë këputi ligamentin e kryqëzuar në “Community Shield”, të fituar nga Manchester City kundër Arsenalit: “Rasti i Zaniolo kujton, në një farë mënyre, atë të Leroy Sané, pacientit tonë për këputjen e ligamentit të kryqëzuar. Sané tani po kthehet më i fortë se më parë”.

Një opsion austriak që rezultoi më i mirë se të tjerët në aspektin psikologjik, siç shpjegohet nga nëna e Zaniolo, Francesca Costa: “Ne nuk donim ta bënim atë të rijetonte të njëjtin proces. Nuk kemi asgjë kundër stafit mjekësor, që ishte zgjedhur herën e parë. Dukej e drejtë të merreshin parasysh mundësitë e tjera”.

 

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Inter, tri opsione në mesfushë; Po sikur Vidal të luante me Eriksen?

admin

E JASHTËZAKONSHME! Lukaku e fut Kumbullën te “VIP”-at e Serie A

admin

Mourinho tregon momentin më të trishtuar të karrierës: Kishim thyer çdo rekord, por më pas CR7, Kakà dhe Ramos…

admin

Leave a Comment