Real Madridi i ka thënë agjenteve të Kylian Mbappe se dyert e klubit janë përgjithmonë të mbyllura për të, raporton Tomas Gonzalez Martin i ABC… Pavarësisht se kush do të jetë presidenti i Madridit, klubi nuk do të nënshkruajë me Mbappe.
Drejtuesit e Real Madrid e konsiderojnë një tradhti vazhdimin e Mbappes me PSG-në. Kylian u premtoi të bardhëve se do të bashkohej me ta, por doli kundër fjalës së tij. Sipas raportimeve të fundit, 23-vjeçari do të vazhdojë kontratën me PSG-në deri në vitin 2025.
Ai do të marrë një pagë masive dhe do të marrë pjesë edhe në vendimmarrje në klub. Miguel Angel Diaz raporton se lojtarët e Real Madridit janë të zhgënjyer që Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris. Ata ishin të bindur se ai do të vinte këtë verë.
Madje, disa prej tyre kishin pasur edhe kontakte me ne telefon ne grup chat dhe sulmuesi i kishte thene se do te bashkohej me ata sepse i mungonte te triumfonte me fanelen Blancos ne Champions League.
Mes tyre, sidomos me i zhgenjyeri ka qene Benzema, me te cilin ka bere bisedime te ndryshme keto muaj deri perpara se ti komunikonte vendimin e tij per te mos shkuar te Real dhe rinovuar me PSG.
.