January 22, 2021
Portali Shprehja

Zbulohen 21 migrantë në një makinë në Kumanovë

Një orë pas mesnate në fshatin Matejç të Kumanovës zyrtarë policor kanë dhënë urdhër veturës së tipit Reno me targa të Shtipit, por vozitiësi nuk i është bindur urdhrit policor por ka vazhduar drejtë fshatit Hotël. Pas një kohe të shkurtër në rrugën 11 tetori në Kumanovë zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë makina është ndaluar pas çka është konstatuar se drejtohet nga D.J 70 vjeç nga Shtipi.

Në makinë kishte 21 migrantë dhe atë nga Siria, Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, prej të cilëve 10 ishin persona të mitur.

Është kryer hetim në vendngjarje ndërsa D.J. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritët procedurë adekuate. Derisa migrantët janë dërguar në Qendrën transitore në Tabanoc.

Të Ngjajshme

Selami: Në shoqëritë dhe shtetet multietnike ndodh politizimi i regjistrimit

admin

Vasilevska: Më shumë se joserioze është kur nënshkruhen persona që nuk janë prezentë

admin

Brava: Regjistrimi të mos krijoj realitetin, por të regjistroj realitetin

admin

Leave a Comment