12.7 C
Skopje
September 23, 2019
Informacione Vendi

Zbulohet kumanovari i punësuar si polic me diplomë false

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër 47 vjeçarit L.I. nga fshati Llojan, polic në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Siç informon Ministria e Brendshme, padia është ngritur për dyshim për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumentit”.

47-vjeçari dyshohet të ketë falsifikuar një diplomë nga shkolla e mesme “25 Maji” në Preshevë, më pas në fillim të vitit 2003 të njëjtën diplomë e ka dorëzuar deri tek Ministria e Mbrojtjes gjatë nënshkrimit të kontratës për punësim si ushtar profesionist. Gjatë vitit 2005 i dyshuari të njëjtën diplomë e ka përdorur gjatë transferimit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është punësuar si polic.

Më 7 korrik të vitit 2005, Prokuroria Publike në Kumanovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim”, dhe në lidhje me përdorimin e diplomës së rreme gjatë punësimit./Alsat

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Rasti “Zhvatja”, sot merret në pyetje Boki 13, nesër ish-prokurorja speciale, Katica Janeva

shprehja

Molliqaj flet për mundësitë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen

shprehja

Haradinaj ndërpret fjalimin në Gjilan, respekton ezanin

shprehja