7 C
Skopje
October 21, 2018
Rajoni dhe Bota

Zbulohet letra që çoi në dënimin për herezi të Galileit

Del në dritë një gjetje e rëndësishme. E zbuluar në Arkivat e Shoqërisë Mbretërore të Shkencave në Britani, ajo është letra origjinale me anë të së cilës Galileo Galilei ishte i pari që i paraqiti një miku italian argumentet heliocentrike kundër doktrinës “heretike” të Kishës se Dielli rrotullohet rreth Tokës

Letra, e cila u konsiderua si e humbur, hedh dritë mbi polemikat e gjatë të fizikanit dhe astronomit italian me autoritetet katolike romake, të cilat përfunduan me dënimin e tij për herezi në vitin 1633. Letra me shtatë faqe e firmosur me inicialet “G.G.” (Galileo Galilei), i cila ishte shkruajtur më 21 dhjetor 1613, zbulon se në fillim të konfliktit historik të shkencës dhe kishës, Galileo kishte një vetëdije të qartë të rrezikut dhe u përpoq të “zbuste” akuzat e tij.

Kjo letër ishte e njohur, pasi i kishin bërë kopje të mjaftueshme. Ka dy versione të saj: një e dërguar nga një  “informator” i inkuizicionit në Romë dhe një tjetër në një gjuhë më të moderuar. Për shkak se kishte  humbur formulimi origjinal nuk ishte e qartë nëse Inkuizicioni kishte gatuar një version më ‘heretik’ të letrës për të inkriminuar  më shumë Galileon dhe miqtë e tij.

Zbulimi i letrës origjinale, sipas Natyrës, tregon se Galilei gënjeu kur tha se fjalët e tij ishin keqinterpretuar fjalët e tij.  Ishte ai që shkroi një version më të “moderuar” të teorive të tij dhe ia dërgoi letrën një shoku të matematikanit Benedetto Kastelli në Universitetin e Pizës duke i kërkuar atij që ta promovonte në Vatikan.  Por ishte telër vonë, pasi letra e tij origjinale dhe kishte mbërritur prej kohësh në Selinë e Shenjtë.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

FOTOT: Pas vendosjes së skulpturës së Helidon Xhixhos, në Zogun e Zi ndërhyrje edhe në infrastrukturën rrugore

shprehja

Alarm tek Barcelona, Messi dëmtohet dhe rrezikon të luajë me Interin dhe në “El Clasico”

shprehja

Moti nesër e pasnesër, ditë të ftohta e me shi

shprehja