June 3, 2023
Portali Shprehja

Zbulohet oferta e Chelsea-t që Milani nuk pranoi për transferimin e Rafa Leao-s! Tani klauzola ka shkuar mbi 160 mln euro…

Pas nënshkrimit të zgjatjes së kontratës me Milanin, edhe pse ende nuk ka ardhur zyrtarisht rinovimi, disa prapaskena kane dale mbi negociatat mes Chelseat dhe kuqezinjve për të transferuar Rafael Leao në Londër.

Blutë e kishin vlerësuar portugezin në 100 milionë euro (87 milionë paund), dhe për ta siguruar atë do të ishin përpjekur të përfshinin dy nga lojtarët e tyre në marrëveshje: ata ishin Pulisic dhe Ziyech.

Por Milani nuk dukej i interesuar për shkëmbimin. Në janar, londinezët blenë Mudrik nga Shakhtar Donetsk, i cili mbërriti në Stamford Bridge për të njëjtën shumë që klubi donte të paguante për të siguruar shërbimet e Leaos. Ky sfond raportohet nga gazeta angleze The Athletic.

Pas mbylljes së afatit kalimtar dimëror, drejtuesit e Chelseat kërkuan një përditësim mbi gjendjen e negociatave mes Leaos dhe Milanit për zgjatjen e kontratës. Klubi londinez tani do të duhet të kërkojë diku tjetër, përveç nëse ata janë të gatshëm të përmbushin klauzolën e re prej 175 milionë euro në kontratën e re pesëvjeçare të ndërkombëtarit portugez.

Milani i kishte kerkuar Chelsea-t ne fund te veres se shkuar dhe ne janar, plot 150 mln eurot e klauzoles ekzistente ne kontrate, para akordit per rinovim. Blute kane preferuar qe te shkojne te Mudryk per me pak…

.

Të Ngjajshme

Inter: goditje surprizë, Marotta e merr nga Real Madrid

admin

VAR dhe Fernandes kthejnë United në lojë, tifozët e City-t godasin Lindelof-in (Video)

admin

Çmenduria e tifozit, 600 kilometra për të parë skuadrën e zemrës të kualifikohet në Evropë

admin

Leave a Comment