November 29, 2021
Portali Shprehja

Zbulohet për herë të parë; kur Manchester United zgjodhi Lindelof para Van Dijk

Kur ai shkoi te Liverpool në janar 2018 për 75 milionë stërlina, shumë veta u habitën nga shuma e paguar për një mbrojtës. Megjithatë, në realitet, ai investim ishte i frytshëm në fushë, sepse Virgil van Dijk u bë një element kryesor i skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, si dhe një nga mbrojtësit qendrorë më të fortë në botë, që kontribuoi në fitoren e Champions-it dhe Premier League.

Ajo që pak njerëz dinë, megjithatë, është se historia mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër. Kjo u zbulua nga Charlie Austin, ish-shoku i skuadrës së Van Dijk në kohën e Southampton, i cili kishte pasur mundësinë të fliste me të në ato javë të emocionuara, para transferimit të holandezit në “Anfield”:

Tact Watches

“Më kujtohet fundi i përvojës së tij te Southampton, kur ishim bashkë në stol, në ndeshjen jashtë fushe kundër Chelsea. Hë Virgil, çfarë po ndodh? Do të shkosh te Manchester United? Është një klub i madh në Angli, – e pyeta. Në atë moment erdhi përgjigja e holandezit, e thënë edhe nga Austin: E dini çfarë Chaz, në verë ata duhej të zgjidhnin mes meje dhe Lindelof, në fund preferuan suedezin.

Mbeta i hutuar, sepse askush nuk e dinte për këtë. Ma tha mua të parit në pankinë. Nuk mund ta besoja”. Kush e di se sa keqardhje do të kenë ende “Djajtë e Kuq”, të cilët vitin e ardhshëm u përpoqën ta kompensonin holandezin e munguar duke shpenzuar 80 milionë stërlina për Harry Maguire. Van Dijk, megjithatë, është një gjë tjetër.

.

Të Ngjajshme

Buffon: Problemet e Juves ishin të dukshme, Chiellini dhe Bonucci duhet të “klonohen”

admin

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

Leave a Comment