June 7, 2023
Portali Shprehja

Zbulohet prapaskena e përplasjes mes Nagelsmanit dhe Sadio Mane

Julian Nagelsman raportohet se dukej i frikësuar në një përplasje të furishme në dhomën e zhveshjes me Sadio Manen për mungesën e minutave, përpara se trajneri i Bajern Munihut të shkarkohej.

Sipas “Bild”-it, debati i ashpër erdhi pas fitores 2-0 të Bajernit ndaj PSZH-së në ndeshjen e dytë të së tetës së Ligës së Kampionëve, më 8 mars. Ata pretendojnë se Mane u nervozua jashtë mase kur iu dha vetëm tetë minuta nga bankina dhe u përball me Nagelsmanin përpara shokëve të skuadrës, të cilët vunë re se trajneri 35-vjeçar dukej i frikësuar. Nagelsmann kishte pritur deri në minutën e 82-të të lojës për të inkuadruar Manen në fushë, me gjermanët që kishin epërsi komode, 3-0 në total.

Sulmuesi senegalez – i cili u nënshkrua për 40 milionë euro në verë prej Liverpoolit – ishte i gatshëm dhe i disponueshëm për ndeshjen, por startoi nga banka rezervë. Mane do të shpresojë për më shumë sukses nën trajnerin e ri Tomas Tushell.

.

Të Ngjajshme

Protestë përpara Klinikës së Kardiokirurgjisë, kjo është arsyeja

Bullgaria fitoi qeveri të rregullt, në koalicion me rivalët Petkov dhe Borisov

Keni probleme me gjumin? Kjo është vitamina që ju nevojitet

Leave a Comment