August 11, 2022
Portali Shprehja

Zbulohet se kush është favoriti i parë për titullin kampion në Seria A

Në prag të sezonit të ri në Serinë A, që nis fundjavën e ardhshme, me ndeshjet e turit të parë, janë përcaktuar edhe favoritët për të fituar “Scudetto”-n. Ashtu si vitin e kaluar, favoriti i parë për “scudetton” në prag të sezonit është skuadra e Interit. “Nerazzurrët” rikthejnë Romelu Lukakun, të përforcuar me Mikhtarjan, Onanën, Aslanin dhe Belanova, ndaj kanë sërish një ekip të kompletuar dhe një rotacion të fortë.

Menjëherë në vendin e dytë pas tyre, me pothuajse të njëjtat shanse, i jepen Juventusit. “Zonja e Vjetër” e solli Vllahoviqin vitin e kaluar, ndërsa këtë verë arriti të nënshkruajë me Pogba dhe Di Maria, kështu që është forcuar ndjeshëm.

Vendi i tretë i takoi kampionit aktual Milan. Mbrojtësi i fronit nuk pati një afat kalimtar shumë aktiv, solli Origi, Adli dhe është gati të nënshkruajë me De Ketelar.

Interesante, por me gjasë dhe e pritshme, në garë mund të përfshihen edhe Roma. Skuadra e Hoze Mourinjos solli Paulo Dibala dhe përmirësoi seriozisht cilësinë.

Vendi i pestë është rezervuar për Napolin dhe Elif Elmas, të cilët renditen përpara Atalantës dhe Lacios.

Sezoni i ri në Serie A nis më 13 gusht.

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment