October 2, 2022
Portali Shprehja

Zbulohet se kush janë hakerët që e sulmuan Shqipërinë

Mediat iraniane kanë publikuar fotot e katër personave që thuhet se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, përcjell Euronews.al.

Televizioni “Iran International”, me seli në Londër, ka siguruar fotot e shtetasve iranianë të konsideruar lojtarët kyç në sulmet kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës në Teheran.

Rasti më i fundit i sulmeve informatike që iu atribuuan shërbimeve sekrete iraniane ishte ai kundër sistemeve qeveritare në Shqipëri, i nisur në vitin 2021 dhe i kurorëzuar me një çoroditje masive të shërbimeve online në korrik.

Sipas një hetimi të kompanisë “Microsoft”, gjatë sulmeve u vodhën informacione dhe dolën jashtë funksionit shërbimet publike, për shkak se Shqipëria ka strehuar një grup opozitar iranian.

Hashemi Tughraljardi, i cili është kunati i vëllezërve Shirinkar. Ai është gjithashtu i sanksionuar nga ShBA-ja dhe drejtor i përgjithshëm i një kompanie digjitale në Teheran.

Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e Republikës Islamike të akredituar në Tiranë.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Ministrisë Iraniane të Inteligjencës dhe drejtuesit të saj, me NATO-n që shprehu gjithashtu mbështetjen për Shqipërinë.

Sipas informacioneve të siguruara nga televizioni iranian, kreu i operacioneve kibernetike pranë Gardës Revolucionare Iraniane është një person i identifikuar si 61-vjeçari Hamidreza Lashkarian.

Ai jeton në Teheran dhe punon si profesor universiteti. Ka të dhëna se ai është përfshirë në sulme të shumta kibernetike për llogari të shërbimeve sekrete.

Vitin e kaluar, një grup i quajtur “Sayad Project” vuri në shënjestër aeroportin e Tiranës. Një grup hakerash që punon kundër qeverisë së Republikës Islamike, i quajtur “Lexo Buzët e Mia” zbuloi identitetin e autorit të sulmit, i quajtur Mohammad-Bagher Shirinkar, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij në aksione të shumta informatike.

Vëllai i tij, Hossein Shirinkar është gjithashtu një aktor kyç në grupi “Sayad Project”. Sipas medias iraniane me bazë në Londër, ai është kreu i Inspektoriatit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare.

Një tjetër operator është Mehdi Hashemi Tughraljardi, që është dhe kunati i vëllezërve Shirinkar. Edhe ai është gjithashtu i sanksionuar dhe rezulton drejtor i përgjithshëm i një kompanie digjitale në Teheran.

Sipas “Microsoft”, agresorët kibernetikë kanë vepruar jashtë Iranit dhe kanë përdorur mjete të ndryshme si kode fshirëse të përdorura edhe nga hakera të tjerë iranianë, të njohur për sulme ndaj vendeve politikat e të cilëve bien ndesh me interesat e Republikës Islamike./Euronews.al

Të Ngjajshme

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë, shteti që s’po del nga brishtësia!

admin

Grabitësit terrorizojnë familjen në Klos, marrin mijëra euro

admin

Sarrazin: Nuk do pranojmë një Republika Srpska në Kosovë

admin

Leave a Comment