October 28, 2020
Portali Shprehja

Zbuloni si të humbisni peshë nëpërmjet yndyrnave të shëndetshme

Kohët e fundit, regjimet ushqimore me përmbajtje të lartë yndyre po fitojnë shumë popullaritet në mesin e atletëve dhe njerëzve që merren me sport. Sipas tyre, djegia e depozitave dhjamore në trup luftohet po me yndyrë.

Por, natyrshëm lind pyetja a është me të vërtetë e shëndetshme që të konsumohen sasi të larta yndyre për të humbur në peshë?

Roli i Yndyrës Dietike Në Organizëm

Në shumicën e rasteve, njerëzit që duan të humbasin në peshë shmangin yndyrën me çdo kusht. Ata zgjedhin produkte me sa më pak yndyrë dhe rrinë larg gjalpit, arrorëve dhe ushqimeve të tjera me yndyrë. Sidoqoftë, organizmi i njeriut ka nevojë për një ushqyes të tillë që të funksionojë siç duhet. Yndyrnat dietike janë të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e qelizave, temperaturën e trupit, energjinë, hormonet e të tjerë. Megjithatë, jo të gjitha yndyrnat janë të njëjta.

Yndyrnat mono-të-pangopura dhe ato polio-të-pangopura konsiderohen të shëndetshme. Yndyrnat e ngopura janë mirëbërëse vetëm nëse konsumohen pa e tepruar. Yndyrnat trans ose të përpunuara rrisin kolesterolin e keq, ulin atë të mirin, nxisin inflamacionin dhe bllokojnë arteriet. Në një periudhë afatgjatë ato kontribuojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, diabetit, ishemisë dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme.

Hani Yndyrë Për Tu Dobësuar

Një regjim ushqimor ku përfshihen yndyrnat e shëndetshme ju ndihmon të humbisni peshë në disa mënyra. Së pari, ato promovojnë ngopjen dhe rrjedhimisht ushqyerja do të jetë në kontrollin tuaj të plotë. Le të marrim rastin e avokados, një frut i pasur si në fibër ashtu edhe në yndyrna të shëndetshme. Sipas ekspertëve, rritja e sasisë së fibrës  dhe yndyrnës së shëndetshme ju mban të ngopur më gjatë se sa një regjim i pakët në yndyrna por i pasur në karbohidrate. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë avokado në mëngjes ndihen më pak të uritur gjatë ditës dhe në 6 orët e ardhshme pas mëngjesit hanë më pak ushqime të tjera. Sipas ekspertëve, ka ardhur koha që të mos kemi frikë nga yndyrnat e shëndetshme siç është vaji i ullirit apo të tjera./AgroWeb.


Top Channel

Të Ngjajshme

Fërkimi i syve mund të jetë i rrezikshëm!

admin

Ngrënia e avokados ndikon në një peshë të qëndrueshme

admin

Tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

admin

Leave a Comment