December 7, 2022
Portali Shprehja

Zdravkosvski: Jam krenar që penguam huamarrjen për EMV

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravkovski në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” sqaroi kundërshtimin e opozitës lidhur me propozim/ligjin për garanci të shtetit lidhur me financimin dhe mbështetjen e likuiditetit të SH.A. EMV, shkruan Alsat.

“Sinqerisht e them, si anëtar i Komisionit, krenohem me atë që penguam këtë huamarrje, për arsye se për një vit do të kishte mbyllje të TEC Osllomej, ndërsa për 3-4 vite nga tani do të kishte mbyllje të TEC Manastiri. Për furnizim me energji elektrike janë paraparë 55 milion euro, or ajo që ishte më kontestuese është obligimi për mbylljen e TEC Osllomej deri në fund të vitit 2023 dhe mbyllja e TEC Manastiri deri kah fundi i vitit 2027”, tha Zdravkovski. /Alsat.mk

Të Ngjajshme

Qytetet me më së paku stres në botë

Buxheti 2023, Koleva: 800 milionë euro për investime kapitale

Fazliu: Buxheti 2023 bazohet në katër shtylla kryesore, përfshi edhe integrimin e vendit

Leave a Comment