September 22, 2023
Portali Shprehja

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës jep detaje për takimin Kurti – Rama – ja çfarë u bisedua

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka dhënë detaje lidhur me takimin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka zhvilluar sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Kryeziu tha se Kurti dhe Rama kanë biseduar për një sërë çështjesh, me theks të veçantë për sfidat energjetke.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”- tha Kryeziu për Klankosova.tv.

Pas takimi që i pari i qeverisë kishte me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, ai udhëtoi drejt Tiranës për t’u takuar me kryeministrin shqiptar.

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment