Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre dhe kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik.
Kjo marrëveshje po konsiderohet historike nga Presidenca Trump, njofton Klan Kosova.
”Donald Trump njofton se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, shkruan Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.