January 30, 2023
Portali Shprehja

Zejtarët kërkojnë ndihmë nga shteti

Në vend të taksave më të larta që shteti përgatit për ta, zanatçinjtë i kërkojnë qeverisë t’i ulë taksat që ata t’i mbijetojnë krizës. Përveç kësaj, ata kërkojnë që institucionet të reduktojnë ekonominë gri në aktivitetet e tyre. Paratë që i vë në dispozicion Ministria e Ekonomisë, janë të pamjaftueshme dhe kërkojnë një rritje serioze të shumës. Detajet e tjera për problemet me të cilat ballafaqohen zanatçinjtë do t’i mësoni nga Magazina Ekonomike sonte në Alsat në orën 22:20.

“Ne kërkojmë jo 5, por 50 milionë denarë që zanatçinjtë të kenë cilësi në prodhimet e tyre dhe të mbijetojnë në treg, sepse kriza e ka bërë të veten. Kur një fabrikë me një kapacitet të tillë mund të mbyllet për shkak të krizës, imagjinoni një zejtar me dy punonjës ose një biznes familjar”, deklaroi Agron Fazliji, Kryetar i Odës Ekonomike. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

“Shënimi i përvjetorit të Goce Dellçevit”, Spasovski: Nuk do të lejojmë kurrfarë incidenti

Pfizer ka pranuar se ka prodhuar variante të koronavirusit për të testuar ilaçin antiviral

Vitaminat që gjenden brenda disa ushqimeve na ndihmojnë për problemet me shëndetin

Leave a Comment