February 8, 2023
Portali Shprehja

Zekeria Cana ka qenë një mik i madh i shqiptarve të Amerikë

Nga Beqir SINA – New York

Dr.Zekiria Cana per Mithat Frasherin – Lum Toskeria dhe Gegeria qe e lindi dhe e rriti : “Te vone jemi prane ketij varri-faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit qe shkeqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike – te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore dhe te pasluftes.”

Në 11 Janar 2009, ka vdekur në moshën 75 vjeçare, historiani i njohur nga Kosova, Zekeria Cana. Akademik Zekeria Cana, njihet edhe si një veprimtar i shquar për çështjen kombëtare, ai ka qenë një mik i madh i shqiptarve të Amerikës.

Miqësia e tij, ka qenë e përkufizuar në atë kohë, në marrëjen pjesë në disa ngjarje historike, sidomos, për t’u kujtuar edhe sot është ajo e fundit të jetës së tij; Akademia e Jan 17, 2005 — Viti jubilar, 600-vjetori i lindjes së Heroit tonë Kombëtar – Gjergj Kastrioti Skenderbeu, mbajtur në Fordham University Bronx-NY, organizuar nga Vatra dhe LQSHA, dhe vizita të varri i Mit’hat Farshërit.

Në kumtesën e tij në këtë akademi Cana tha : “Të mëtosh të japësh për një burrështet të pa shoq, diplomat të hollë dhe strateg gjenial, gjykimin sa më të drejtë dhe të rrumbullaksuar, duke i dhënë vendin që ka në histori, është punë jo aq e kollajt. Veçse, këtë barrë t’a lehtëson ndjesia ngazëlluese që për figurën e heroit kombëtar flet para bërthamës së komunitetit shqiptar në Amerikë, të cilën e përbëjnë vatranët, pasardhës të denjë e të devotëshëm të memëdhetarëve të ndritur – Faik Konica, Fan Noli, Sotir Peci dhe gjithë atij vargu veprimtarësh dhe strumbullarësh të VATRËS – zulmëmadhe”.

Më tej akademiku nga Kosova, Zekeria Cana, u shpreh se “Kur gjendesh këtu në festën e madhe të 600- vjetorit të lindjes së kolosit të Arbërisë dhe të Ballkanit, e do nderi dhe njërëzia të thuash dy fjalë miradie për këtë vend dhe popullin e tij. Qenë SHBA – ato që i’a ndalen turin gjenocidit përbindësh të Sërbisë së Millosheviqit, në Kosovë, duke tërhequr pas fuqitë e NATO-s. Fluturakët e kësaj aleance në fundmarësin e vitit 1999- ishin dallëndyshe të veçanta, habertare të atij behari që do t’i jepte fund zgjidhjës barbare serbe në Kosovë. Dhe ç’bëri presidenti Uillson për Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Parisë, bëri pasardhësi i tij Klinton në Kosovë. Nuk ishte prandaj rasti që populli shqiptar e quajti perëndi shpëtimi” tha ai.

Ndersa vazhdoi duke thënë se nuk janë të rralla rastet në historinë e përbotëshme që figura të njohura dikur të mëdha , të kenë perënduar vetiu, ose të jenë rrëzuar prej breznive që erdhën më pasë, nga pjedestali në të cilin i pat ngritur historia ose opinioni publik i kohës. Shtrohet at’here vetiu pyetja: ç’është ajo që e bën ende sot, pas gjashtë shekujsh, figurën e Skëndërbeut një nga kolosët më të mëdhenj të historisë shqiptare, që e shquan në epokën që mbanë me të drejtë emrine tij, midis figurave dhe epokave historike, që i mban të gjalla dhe aktuale jo vetëm për shkencën, por për mbarë popullin, për opinionin publik botëror në përgjethësi.

“Kemi mendimin se përgjigja mund të jetë,” tha Akademik Zekeria Cana : “Përzgjedhja historike që i ra hise Gjergj Kastriotit. Historia kurorën e dafinës i’a dha Skëndërbeut dhe popullit të tij – si thotë profesor Aleks Buda, sepse prapa tyre qëndronte gjithçka ishte – në rrafshin shqiptar e ndërkombëtar – më e lartë e më fisnke për shek.XV-të, e jo vetëm për këtë shekull; dashuria e zjarrtë për lirinë, për tokën, për atdheun e vet.”

Me këtë rast Akademik Zekeria Cana, do të vizitonte dhe varrezat qytetare në “Ferncliff Cemetery” Westchester County, New York

Nga reportazhi i asaj dite, rikojtojë se kur futem brenda nje teritori si te zymte, te varrezave, ku mbreteronte heshtja dhe ankthi i “ngjyrosur” i gjithi ne gri te himte . Nisem të kërkojmë në nje korridor të gjate pllakash perkujtimore, qe hapej andej e kendej para nesh, si shkalle – shkalle, pa krye. Nga te dyja anet e korridoreve te ketyre pllakave te mermerta dhe te bronxeta, skalitur me emrat e atyre qe kishin vdekur, veshtronim te gjenim varrin e nje patrioti te madh shqiptar.

Ne shikonim me verejtje tabelat e tyre, ndersa varrin e Mitah’at Frasherit, e kishim pasur mu parasyve. Une interesohesha te shikoja emra te tjere shqiptaresh, ndersa profesor Zekeria Cana, me kishte kapur prej krahu, dhe thoshte ne murmeritje: ” Kurre ne jeten time nuk kame perjetuar ndonjehere, emocione te tilla”. Siç dukej ky nderim, qe Cana, do t’i bente ketij kolosi te patriotizmit shqiptare, a thua se do t’a çlironte ate te nga te gjitha ato emocionet qe i ka sjell vete jeta ketij njeriu te madh.

Së bashku me ne ishin të gjithë te pikelluar( Niko Kirka, Genc Leka, Pellumb Kulla, Uran(Orhan) Kostreci, Skender Shkreli, Sinan Kamberi, Xhaferr Krasniqi, Muhamet Omari, Zija Lepenica, Feti Rexhep) që duke medituar ne kembe, u ndalëm me syt e perlotur prane varrit te njërës prej figurave më markante të historisë kombëtare Mit’hat Frasheriti.

Profesor Zekeria Cana, mbasi vendos nje tuf me lule te fresketa, dhe e lemon me ngadal ate pllak ku eshte skalitur emri i Mit’hat Frasherit, lexone edhe nje leter perkujtimore.

Ku nder të tjera Profesor Cana , tha se: “Te vone jemi prane ketij varri-faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit, qe shkelqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike – te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore, dhe te pasluftes. Nje strumbullar, qe me vullnet te çelnikte e ngulm te madh, urti e mençuri, ka pershkuar udhen me gjemba per te hapur shtigje te reja qe çojne ne qafen e malit. Eshte Lumo Skendua, ai qe ka lene gjurme te pashlyera ne historine dhe kulturen e kombit ne te gjtha rrafshet ku ka shkelur – si erudit, enciklopedist dhe poliglot.

Sot, perkulemi me epitet dhe respekt te madh perpara varrit te nje udherrefyesi shpirtndritur, sherbetari te devotshem dhe gjithnje besnik te shqiptarise, protagonisti te dite e netshem te historise, ngadhenjyesi dhe humbesi te madh. Jemi ketu jo vetem per te nderuar kete burre te madh te botes shqiptare por edhe per te marre mesimin e historise. Ku qene baballaret tane te ndritur ku jemi ne, sa jemi dhe ç’jemi sot. Mithat Frasheri thithi gjirin e dy nenave – ne Janine dhe ne Prishtine. Lum Toskeria dhe Gegeria qe e lindi dhe e rriti.

Të Ngjajshme

Erdogan takon të mbijetuarit: Do të ndërtojmë shtëpi të reja për të gjithë, askush s’mbetet në rrugë

admin

Kamberi: S’mund të ketë standarde të veçanta vetëm për pakicën ‘hyjnore’ në Kosovë

admin

Hapet konkursi për tre stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Do t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh

admin

Leave a Comment