December 3, 2022
Portali Shprehja

Zelenski: ne duam paqen më shumë se çdo komb

Gazetar: Shkëlzen Aqifi

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenski u kërkoi udhëheqësve të G20-ës që të përdorin të gjithë fuqinë e tyre për ta “bërë Rusinë të lërë kërcënimet bërthamore” dhe të zbatojë një kufi çmimi për energjinë e importuar nga Moska. Në fjalimin, Zelensky prezantoi një plan të paqes prej dhjetë pikash ndërsa çlirimin e Hersonit e krahasoi me betejat që çuan në humbjen aleate të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

“Është si, për shembull, D-Day – zbarkimi i aleatëve në Normandi. Nuk ishte ende një pikë përfundimtare në luftën kundër së keqes, por tashmë përcaktoi të gjithë rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve”, u shpreh Volodomyr Zelenski, President i Ukrainës.

Plani i paqes i Ukrainës i prezantuar nga Zelenski për t’i dhënë fund luftës përmban dhjetë pika: Sigurinë nga rrezatimi dhe ato bërthamore, Sigurinë ushqimore, Sigurinë energjetike, lirimin e të burgosurve dhe të internuarve, zbatimin e kartës së OKB-së, tërheqjen e trupave ruse dhe ndërprerjen e armiqësive, drejtësinë, ekocidin dhe mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e përshkallëzimit, konfirmimin e përfundimit të luftës.

Siguria nga rrezatimi dhe ato bërthamore

Siguria ushqimore

Siguria energjetike

Lirimi i të burgosurve dhe të internuarve

Zbatimi i Kartës së OKB-së

Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive

Drejtësia

Ekocidi dhe mbrojtja e mjedisit

Parandalimi i përshkallëzimit

Konfirmimi i përfundimit të luftës

Ministri i jashtëm rus Lavrov tha se Perëndimi dhe aleatët e tij kanë provokuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, dhe jo anasjelltas.  Moska është izoluar në samitin e këtij viti të G20, pasi shumë liderë perëndimorë u zotuan të mos kenë asnjë kontakt me ministrin e saj të Jashtëm Sergej Lavrov, i cili është i pranishëm në emër të Kremlinit./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Pse zgjohemi me dhimbje koke në mëngjes?

Pushteti lavdërohet për ulje të çmimeve, por situata nëpër dyqane është krejt ndryshe

Taravari: S’kemi ftesë për hyrje në Qeveri

Leave a Comment