August 16, 2022
Portali Shprehja

Zelensky: Do të ndihmojmë BE-në t’i rezistojë “presionit energjetik” të Rusisë

Ukraina planifikon të rrisë eksportet e energjisë elektrike në Bashkimin Europian për ta ndihmuar atë t’i “rezistojë presionit energjetik” nga Moska, sipas një deklarate të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne do të rrisim eksportet e energjisë elektrike për konsumatorët në Bashkimin Europian”, tha presidenti ukrainas në një video-mesazh.

Komenetet e Zelensky erdhën një ditë pas marrëveshjes midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të reduktuar konsumin e gazit natyror në mënyrë për të ndihmuar Gjermaninë pas shkurtimeve drastike të rrjedhës përmes gazsjellësit Nord Stream.

Kievi dhe BE-ja akuzojnë Moskën për shfrytëzimin e gazit natyror si një armë ekonomike dhe politike.

“Pavarësisht luftës, ne siguruam integrimin e rrjeteve ukrainase në sistemin europian në një kohë rekord,” tha presidenti ukrainas, duke shtuar: “Eksportet na lejojnë jo vetëm të rrisim të ardhurat tona në valutë, por edhe të ndihmojmë partnerët tanë t’i rezistojnë presionit energjetik të Rusisë. Gradualisht, ne do ta bëjmë Ukrainën një vend që garanton sigurinë energjetike të Europës”.

Presidenti Zelensky komentoi gjithashtu në mesazhin e tij shkatërrimin e një pjese të urës Antonivsky në rajonin Kherson (në jug), e cila është nën kontrollin e forcave ruse dhe të cilën ushtria ukrainase kërkon ta rimarrë.

“Të gjitha urat do të rindërtohen, por nga ne”, tha ai dhe shpjegoi se kjo urë e veçantë ka një rëndësi strategjike për furnizimin e trupave ruse./abcnews.al

Të Ngjajshme

Haradinaj kërkoi dorëheqjen e Kurtit, vjen reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje

admin

“Më kanë vjedhur tre pasaporta”, Trump akuzon agjentët e FBI-së pas bastisjes së zyrës

admin

Dënohet mësuesi shqiptar në Angli, u kap me 275 mijë paund për trafikim kanabisi

admin

Leave a Comment