May 21, 2022
Portali Shprehja

Zelensky: Erdogani të vendosë ose ne ose me Rusinë, jo standard të dyfishtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, ku ka komentuar luftën me Rusinë dhe ndikimin e vendeve të treta në përshkallëzimin dhe shuarjen e tensioneve midis Kievit dhe Moskës.

Tact Watches

Çështja e Turqisë ishte gjithashtu një ndër pikat që u diskutua në intervistën e Zelenskyt. Lideri ukrainas tha se Ankaraja mban standarde të dyfishta, pasi nga njëra anë mbështet Ukrainën dhe nga ana tjetër nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, duke hartuar paketa turistike për rusët.

“ Duhet të bëjmë gjithçka për pasur të gjitha vendet në anën tonë, sepse Ukraina ka nevojë për partnerë dhe miq”, tha Zelensky për televizionin grek.

“Lufta do të përfundojë kur ne të fitojmë. Dhe kjo do të ndodhë së shpejti,” shtoi ai. Ai vuri në dukje se Ukraina nuk dëshiron të jetë e pavarur me fjalë, por në vepra.

Teksa theksoi se nuk ka asnjë përparim në lidhje me negociatat e paqes me Rusinë, Zelensky iu referua evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol. Ai tha se rusët kanë tentuar të çojnë civilët e evakuuar nga Mariupoli në Rusi.

.

Të Ngjajshme

Punëtorët në Maqedoni të papaguar për orët shtesë

admin

“Kam tri javë që qaj”, Ronela Hajati kthehet në Shqipëri pas Eurovisionit

Bllokada e Putinit në Detin e Zi rrezikon të lerë pa ushqim miliona njerëz në botë

Leave a Comment