December 8, 2022
Portali Shprehja

Zelensky flet në samitin e klimës: Një botë me ngrohje të shpejtë nuk mund të përballojë asnjë të shtënë me armë zjarri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në samitin e klimës të OKB, COP 27, ku është ndalur tek sfidat e botës përballë ngrohjes globale.

“Një botë me ngrohje të shpejtë nuk mund të përballojë asnjë të shtënë me armë zjarri”, tha ai, duke argumentuar se pushtimi i Rusisë kërcënoi përpjekjet ndërkombëtare për të trajtuar ngrohjen globale.

Duke folur në një lidhje video në samitin e klimës që po mbahet në Egjipt, Zelensky theksoi pasojat mjedisore nga sulmi rus ndaj vendit të tij, nga detyrimi i vendeve për të rritur përdorimin e tyre të qymyrit deri te ndërprerja e furnizimeve me drithëra, përkeqësimi i krizave ushqimore të nxitura nga thatësira.

“Ne duhet të ndalojmë ata që, me luftën e tyre të çmendur dhe të paligjshme, po shkatërrojnë aftësinë e botës për të punuar të bashkuar për një qëllim të përbashkët”, tha ai.

.

Të Ngjajshme

Pollozhani: Buxheti është peng i politikave ekonomike, mungon plani “B”

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut policia japin detaje

Qytetet me më së paku stres në botë

Leave a Comment