May 23, 2022
Portali Shprehja

Zelensky: Gati për paqe me Rusinë, heqim dorë nga Krimea

Ukraina do të ishte e gatshme të pranonte një marrëveshje paqeje me Rusinë nëse forcat ruse tërhiqen “në pozicionet e tyre të 23 shkurtit”, një ditë para nisjes së luftës.

Tact Watches

Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se nuk priste kthimin e Krimesë të aneksuar nga rusët në 2014, percjell rtsh.al.

“Nga ana jonë , jo të gjitha urat diplomatike janë djegur “, tha ai.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hiqte dorë edhe nga rajoni i Donbasit, Zelensky tha se nuk u zgjodh presidenti i një mini Ukraine.

“Unë u zgjodha president i Ukrainës nga populli ukrainas, jo president i mini-Ukrainës”, shtoi ai.

Bombardimet ruse vijojnë në Ukrainë prej 72 ditësh ku tashëm të gjitha forcat janë përqendruar në jug të Ukrainës. Lufta e vërtetë dhe më e përgjakshme po zhvillohet në fabrikën e çelikut Azov në Mariupol, ku brenda ka ende shumë civilë dhe fëmijë./La Repubblica /rtsh.al

Të Ngjajshme

Automjetet “Retro” ekspozohen në Sarandë

admin

“Mund të kemi lëvizje pozitive”, në Kosovë ka optimizëm për liberalizim të vizave në fundvit

admin

Albanese ka disa shqiptarë në partinë e tij

admin

Leave a Comment