December 8, 2022
Portali Shprehja

Zelensky në Khersonin e çliruar: Ky është fillimi i fundit të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi paraditen e së hënës qytetin e Kherson disa ditë pasi u çlirua nga trupat ukrainase.

Ai u prit përzemërsisht nga banorët , ndërsa ushtarëve iu tha se Ukraina është “duke ecur përpara” dhe gati për paqe.

Zelensky tha se tërheqja ruse nga Kherson është në fakt “fillimi i fundit të luftës”. Humbja e Khersonit, i pushtuar që në fillim të luftës, është një pengesë e madhe për Rusinë. Rusia e kishte shpallur atë qendër administrative të rajonit Kherson të aneksuar ilegalisht dhe ishte i vetmi kryeqytet rajonal që u pushtua. Tashmë Kherson, në një nga sukseset kryesore të hershme të Rusisë në luftë, është fitorja më e madhe e Ukrainës në gati 9 muaj luftë.

Por pas tërheqjes ruse, autoritetet ukrainase thonë se po gjejnë prova të torturës dhe mizorive të tjera.

Në fjalimin e tij të natës të dielën, Zelenskyy tha se “hetuesit kanë dokumentuar tashmë më shumë se 400 krime lufte“.

Fundi i pushtimit tetë-mujor rus të qytetit Kherson ka ndezur ditë festimesh, por gjithashtu ka ekspozuar një emergjencë humanitare, me banorët që jetojnë pa energji dhe ujë dhe mungesë ushqimi dhe ilaçesh.

.

Të Ngjajshme

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

admin

Pollozhani: Buxheti është peng i politikave ekonomike, mungon plani “B”

Leave a Comment