September 22, 2023
Portali Shprehja

Zelensky: Rusia po shkon drejt terrorizmit energjetik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po rrëshket drejt terrorizmit energjetik, në një kohë kur trupat ruse janë duke bërë fitore të vogla në fushëbetejë.

Sipas liderit ukrainas, tashmë të paktën 4.5 milionë persona janë pa energji elektrike si pasojë e sulmeve ajrore nga ana e Rusisë ndaj rrjetit furnizues në vend.

Gjatë javëve të fundit, Rusia ka ndërmarrë një mori sulmesh me dronë ndaj infrastrukturës energjetike dhe kjo vjen pasi trupat e Putin kanë nisur tërheqjen dhe nga qyteti strategjik i Khersonit.

Zelensky gjithashtu informon se vetëm brenda muajit tetor, 1/3 e stacioneve elektrike në vend janë shkatërruar. Për këtë arsye, qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen kursimtarë me të.

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment