June 5, 2023
Portali Shprehja

Zelensky udhëheqësve të Ligës Arabe: Pavarësisht ndikimit rus, duhet të keni një vështrim më të sinqertë

Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në samitin e Ligës Arabe, i cili po mbahet në Arabi Saudite.

Presidenti ukrainas këtë mëngjes arriti në Jeddah – udhëtimi më i fundit në përpjekjet për të marrë më shumë ndihmë për betejën kundër Rusisë.

Ai thotë se në këtë samit mund të “bashkohen” kundër Rusisë, por se “për fat të keq ka disa në botë, por edhe këtu që po e mbyllin njërin sy”, raporton skynews.

“Unë jam këtu në mënyrë që të gjithë të mund të keni një vështrim të sinqertë, pavarësisht se sa fort po përpiqen të ndikojnë rusët, duhet të ketë ende pavarësi”, thotë ai.

Zelensky falënderoi Arabinë Saudite për ndihmën dhe thotë se është “më se i sigurt” se vendi do ta shikojë Rusinë “pa luftë”.

Ai vazhdon t’i kërkojë samitit të mbështesë formulën e paqes të Ukrainës, e cila përmban dhjetë pika se si t’i jepet fund “luftës, vuajtjes dhe së keqes”.

“Rusia është e dobët, ne e mundim atë edhe kur ka më shumë armë në duart e saj. Agresiviteti i saj nuk vjen nga forca, por nga të kuptuarit se koha e perandorive ka kaluar, sepse koha e kombeve të lira të pavarura nuk do të përfundojë kurrë”, deklaroi lideri ukrainas.

Ndryshe, Zelensky pritet të merr pjesë edhe në samitin e G7, i cili po mbahet në Japoni.

.

Të Ngjajshme

Burri pretendon se e klonoi të dashurën e tij me ndihmën e inteligjencës artificiale

Mos bini pas këtij mashtrimi në Facebook – mund të humbni llogarinë tuaj

Kriza u shfrytëzua për dyfishimin e çmimeve

Leave a Comment