September 24, 2022
Portali Shprehja

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 1.000 kilometra katrorë të territorit të saj

Ukraina ka thënë se ka rimarrë më shumë se 1.000 kilometra katrorë të territorit në zonat jugore dhe lindore në javën e fundit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë që më shumë se 30 vendbanime janë “çliruar” në rajonin e Harkivit.

Ukraina ka nisur së fundi një kundërofensivë për të kthyer kontrollin e territorit që ia ka pushtuar Rusia, pas nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.

Vitaly Ganchev, zyrtar i lartë rus në rajonin e Harkivit, e ka pranuar se forcat ukrainase kanë shënuar “fitore të rëndësishme”.

Ai ka thënë për një televizion rus se ukrainasit kanë thyer linjën ruse të mbrojtjes, sipas transmetuesit britanik BBC.

Rusia besohet se është duke dërguar përforcime në këtë rajon përmes tokës dhe ajrit.

Ushtria ruse besohet se është duke përdorur helikopterët Mi-26 për të transportuar 80 ushtarë në secilin prej tyre.

Kundërofensiva ukrainase në juglindje të Harkivit, mund t’iu ndihmojë forcave ukrainase që t’i afrohen rajonit lindor të Donjeckut, ku Rusia ka kontroll të konsiderueshëm.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

.

Të Ngjajshme

Si ndikon në trup gjumi me çorape gjatë periudhës së ftohtë?

Qindra njerëz të arrestuar nga protestat e së shtunës në Rusi

Azizi ironizon me situatën në BDI: Qenka shkruar tre fitore brenda një viti

admin

Leave a Comment