February 8, 2023
Portali Shprehja

Zendeli: Shumica në Kuvend, me ndihmën e ASH-së

Gazetar: Mefail Ismaili

Kuvendi pas një kohe të gjatë arriti të fillojë seancë të re. Numrin e nevojshëm të deputetëve për kuorum për të hapur seancën e 100-të e mundësuan grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët. Të pyetur për krijimin e kuorumit për hapjen e seancës, koordinatori i ASH-së, Syria Rashidi u përgjigj shkurt se pjesëmarrja në seancë nuk do të thotë mbështetje për shumicën parlamentare.

“Nuk mendoj se duhet të prononcohem për këtë, fundja nuk është mbështetje e shumicës pjesëmarrja në seancë të Kuvendit. Gjithmonë kur ka qenë në interes të qytetarëve kemi marrë pjesë në seanca të Kuvendit”, tha Syria Rashidi, Koordinator i ASH-së.

Nga Lëvizja BESA, deputeti Fadil Zendeli, përmes një shkrimi në rrjetet sociale e ka uruar shumicën e re parlamentare.

“Veprimet e përditshme të ASH-së në Kuvend, dëshmojnë mbështetjen e shumicës parlamentare. Kjo dëshmohet edhe sot kur pushteti arriti të bëjë 61 deputetë me mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët. Negociatat për inkorporimin e ASH-së në Qeveri reflektohen me veprimet e tyre në Kuvend. Përhajër shumica e re!”, u shpreh Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.

Kuvendi për një kohë të gjatë është përballur me vështirësi në mbajtjen e seancave për shkak të pamundësisë që të sigurojë 61 deputetë, për fillimin e seancave. Kjo ka bërë që institucioni ligjvënës të mos arrijë të përfundoj më shumë seanca në të cilat ka edhe ligje të rëndësishme nga sfera të ndryshme. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Mickoski dhe Gashi takohen në Kuvend (VIDEO)

admin

Rusia: Jemi të gatshëm të bisedojmë me këdo për të minimizuar konfliktet

Komisioni Evropian: Ndihmë emergjente prej 6.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

Leave a Comment