Zeneli: Të rinjve duhet të ju ofrojmë alternativë që të mos përfundojnë në kazino

Sot në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” në Alsat u diskutua mbi atë se sa në vendin tonë ka aktivitete edukuese sa i përket bixhozit dhe pasojave nga bixhozi.

Sipas të ftuarve familja është shtyllë nga ku fillon edukimi i fëmijëve por roli i arsimtarëve, shkollave, organizatave rinore dhe shtetit nuk duhet anashkaluar. Nga ana tjetër Besir Zeneli thotë se sektori civil duhet të bashkëpunojë me institucionet sa i përket këtij problemi, dhe se njëri pa tjetrin nuk mund të arrijnë rezultat.

“Sektori civil ka rëndësi të madhe, mirëpo sektori civil pa institucionin është i kufizuar. Duhet një bashkëpunim reciprok mes institucioneve dhe sektorit civil, dhe të ngrihet një vetëdije kolektive e gjithanshme sa i përket seriozitetit që mundet të sjellë kjo”, thekson Zeneli.

Ai thotë se duhet të rinjve të ju ofrohen të tjera alternativa në mënyrë që të parandalohet shkuarja nëpër kazino dhe bastore.

“Unë kisha dashur të lidhem edhe te çështja e krijimit të alternativave. Unë i kam mbaruar studimet në Universitetin e Haxhi Tepes në Ankara, në kampusin ku kam qenë unë thuajse ka qenë një qytezë në vete. Brenda kampusit ka pasur aktivitete sociale të ndryshme, nga sporti deri në art e deri në lojëra të ndryshme, shah e të tjera. Të gjitha këto brenda kampusit studentor. Kur t’i ofrohen aktivitete të tilla sigurisht se ai do të drejtohet në bibliotekë, në aktivitete dhe si rrjedhojë atij i parandalohet shkuarja në vende të këtilla”, thotë Zeneli.

.

Të ngjajshme

Në Shqipëri dhe Kosovë do të vijë pajisja izraelite që paralajmëron tërmetet

shprehja

Ndërroi jetë Peter Salama, drejtor ekzekutiv i OBSH-së

shprehja

Vihet nën kontroll zjarri në Australi

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë