May 17, 2021
Portali Shprehja

Zëvendsësimi i shqiptarëve në Shqipëri me popuj tjerë – Iliria News Agency

Ridvan Ismaili

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ajo është e dokumentuar të paktën që në shekujt e XV dhe të XVI me largimin e një pjese të madhe banorësh nga trevat shqiptare.

Periudhat kohore të formimit të diasporës shqiptare ndryshojnë. E ashtuquajtura “diaspora e vjetër” përbëhet nga emigrantë që kanë emigruar para vitit 1944, të cilët konsiderohen diasporë shumë e hershme, si dhe nga ata që u larguan gjatë viteve 1945-1990 dhe që përkon kryesisht me shqiptarët në ish-Jugosllavi. Ndërsa “diaspora e re” përbëhet nga emigrantët që kanë emigruar pas viteve 1990 dhe përkon me valën e madhe të migrimit pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë.
Diaspora e vjetër ka qenë e vendosur kryesisht në SHBA, Turqi dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ndërsa diaspora e re është vendosur në Greqi, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Zvicër, Francë, Austri, Belgjikë, vendet skandinave etj.
Ende nuk përllogaritet një shifër e saktë e diasporës shqiptare (nga Shqipëria) për shkak të kompleksitetit që e karakterizon këtë fenomen.
Në vitin 2019, Diaspora e vlerësuar nga INSTAT (Institutit për statistikë në Shwipëri) përllogaritet 1.684.135 shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë, ose rreth 37% të shtetasve shqiptarë gjithsej.

Emigracioni shqiptar ka qenë emigracion i dominuar nga faktorë shtytës ekonomik. Kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë arsyet ekonomike ato që shtyjnë pjesën më të madhe të shqiptarëve të largohen nga vendi. Sipas anketës së Forcës së Punës, 2018, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi”-me 77,0 %.

Në vijim po paraqesim një pasqyrë rreth numrit dhe destinacionet ndër vite të emigrantëve shqiptarë si dhe pajisja e tyre me shtetësi të një vendi tjetër si dhe heqja dorë nga shtetësia shqiptare.

I.Shpërndarja e emigrantëve shqiptarë sipas destinacioneve kryesore:
Viti
Shteti 2000 2005 2010 2015 2019

Itali 33,3% 37,4 39,3 39,6 39,4
Greqi 48,6% 43,8 41,5 38,7 35,3
SHBA 4,8% 5,7 6,4 8,1 8,2
Gjermani 1,4% 1,4 1,3 1,3 4,2
Kanadë 0,8% 1,0 1,2 1,4 1,4
Vende tj. 11.3% 10.8 10.2 10.9 11.5

Shtetasit shqiptarë që kanë fituar shtetësinë greke:

Viti / persona

2007: 2,558
2008: 9,996
2009: 14,271
2010: 6,059
2011: 15,452
2012: 17,396
2013: 25,830
2014: 18,409
2015: 11,615
2016: 28,548
2017: 29,769
2018: 24,203
=
Gjithsej: 204,106

Shtetasit shqiptarë që kanë fituar shtetësinë italiane:

2008: 4,546
2009: 9,523
2010: 9,129
2011: 8,101
2012: 9,493
2013: 13,671
2014: 21,148
2015: 35,134
2016: 36,920
2017: 27,112
2018: 21,841
=
Gjithsej: 196,618

Për katër vite, nga 2014-2017, shtetasit shqiptarë kanë qenë të dytët pas shtetasve të Marokut që kanë përfituar shtetësinë nga një vend i BE-së.
Vetëm përgjatë vitit 2017 kanë fituar shtetësinë e një vendi të BE-së, 58.900 shqiptarë.
Kështu së bashku me një numër të panjohur të shqiptarëve të paregjistruar, popullsia e shqiptarëve jashtë vendit do të ishte më e madhe. Nga ana tjetër, popullsia me shtetësi shqiptare jashtë vendit përfshin një brez të dytë të fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë, të cilët nuk duhet të konsiderohen emigrantë.

Kemi edhe nga ata shqiptarë që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, sikurse kemi edhe joshqiptarë që kanë shprehur interesim për të filluar një jetë të re në Shqipëri.

Numri i personave që kanë lënë shtetësinë shqiptare nga viti 2015-2019

Viti / persona

2015- 453
2016 – 490
2017- 651
2018- 557
2019- 741

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2019 është 8.241aplikime, shikuar sipas vendit të origjinës kemi këtë renditje:

Itali 1.971
Turqi 817
Iran 556
Greqi 205
SHBA 373
Kinë 241
Siri 310
M. e Veriut 148
M. e Bashkuar 180
Tjetër 3571
Gjithsej 8.241

Pra, nga të dhënat e mësipërme, shohim tendencën dhe trendin e zëvendësimit të popullit shqiptarë me popuj tjerë në Shqipëri.

Të Ngjajshme

Muharrem Salihu largohet nga KK i Medvegjës, postin ia lë Bajram Mustafës – Iliria News Agency

admin

Stërvitja sjell rritje ekonomike (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Kancelarja Merkel sot do të bisedojë me kryeministrin Kurti – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment