November 28, 2022
Portali Shprehja

Zgjedhja e Abazit për prokuror: Marrëveshje e partive politike në pushtet

Zgjedhja e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsiot, sipas liderit të opozitës, Hristijan Mickoski ka qenë marrëveshje e partive politike në pushtet. Ai theksoi se këto praktika ulin besueshmërinë e qytetarëve në gjyqësor.

“Është sekret publik se kjo përfaqëson një marrëveshje partiake-politike të Qeverisë. Gjithashtu është sekret publik se aty ka pasur dy rryma, dikush ishte për dikë dhe tjerët për dikë tjetër por fitoi ky. Vazhdon partizimi, andaj në anketën e radhës për besueshmërinë në gjyqësor 8 për qind por do të jetë 1 apo 3 për qind. Supozoj nga familjarët e atyre që janë sot në Qeveri, gjegjësisht nga BDI apo LSDM. Është për të ardhur keq se vazhdon partizimi i institucioneve të cilat duhet të jenë bartës të drejtësisë, pra prokurorisë dhe gjyqësorit. Menjëherë pas ndryshimeve, ky proces do të revidohet nga ana e Qeverisë së re të VMRO DPMNE-së dhe do të lirohet edhe prokuroria edhe gjyqësori nga marrëveshjet partiako-politike”, deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO. /Alsat.mk

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment