24.4 C
Skopje
October 20, 2019
Informacione Vendi

Zgjedhjet e parakohshme, ja çfarë thotë kryeparlamentari Xhaferi

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për arritjen e konsensusit që të miratohet Ligji për punën e Prokurorisë dhe me këtë t’i hapë rrugë Këshillit Evropian që në tetor të sjellë vendim pozitiv për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, njëherësh thekson se çfarëdo që të jetë vendimi i Këshillit Evropian për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, një situatë të tillë dhe në këto momente kyçe me interes për qytetarët dhe vendin, si zgjidhje nuk i sheh zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Çështja e zgjedhjeve të parakohshme është e rregulluar në Kushtetutë dhe në momentin që Parlamenti do të shpërbëhet pa i skaduar mandati katërvjeçar i paraparë me Kushtetutë, ose me dorëheqje të qeverisë dhe pamundësisë së krijimit të një shumice të re, do të rezultojë me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Është kjo çështje e vendosjes dhe vendimmarrjes së subjekteve politike që bëjnë pjesë në Parlament dhe nëse ato vendosin se zgjidhja do të jetë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme që unë personalisht nuk e ndaj atë mendim, atëherë është çështje procedurale që unë atë nismë duhet të duhet ta vendosi në procedurë parlamentare. Përsëri them se në këtë situatë dhe në këto momente kyçe për interes të qytetarëve dhe për interes të vendit nuk mendoj se zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, theksoi për Radio Evropa e Lirë, kryeparlamentari Xhaferi. (INA)

Artikuj të ngajshëm

INA: Zaev largohet, Qeveri teknike 100 ditëshe, zgjedhjet më 12 prill

shprehja

Pendarovski: Ja përse kam ftuar këtë format të liderëve, dy maqedonas dhe pesë shqiptarë

shprehja

Takimi i liderëve, vetëm ASH e njeh rolin e femrës në politikë!

shprehja