December 3, 2021
Portali Shprehja

Zgjedhjet në Bullgari janë jashtëzakonisht të rëndësishme për negociatat me BE-në

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale bullgare të dielën janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ambiciet tona, por edhe për ambiciet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që Sofja ta heqë bllokadën për fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, deklaroi përfaqësuesi special për Bullgarinë, Vllado Buçkovski për agjencinë bullgare BGNES.

Buçkovski theksoi se për ne janë të rëndësishme afatet për formimin e Qeverisë në vigjilje të mbajtjes së Këshillit të Bashkimit Evropian në mes të dhjetorit.

Tact Watches

Pasi dallim nëse Bullgaria do ta ketë presidentin e vjetër të ri Borisov apo presidentin e ri Atanas Gerxhikov, siç thotë, deri në javën e parë të dhjetorit pritet që Bullgaria ta ketë  të formuar Kabinetin, ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja nuk fshehin se janë në pritje të rezultateve të zgjedhjeve, me qëllim që të ndihmojnë të gjendet zgjidhje për kontestin e Maqedonisë së Veriut.

“Qëndrimet e Borisovit dhe Radevit janë të njohura për ne. Partitë e bashkuara “Vazhdojmë me ndryshimin” janë jashtëzakonisht pozitive në përpjekjen për të gjetur zgjidhje për largimin e bllokadës”, thotë Vlado Buçkovski për BGNES.

Të Ngjajshme

Në katër muajt e fundit, shumica e të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 janë të pavaksinuar

admin

Qyteti i Shkupit do të stoliset për festat e fundvitit

admin

Udhëtimi i fundit! Kufomat e të ndjerëve priten me homazhe shtetërore

admin

Leave a Comment