September 29, 2022
Portali Shprehja

Zgjedhjet në Itali/ Figura pranë Putin-Von der Leyen: I presim financimet, nxehet Salvini

Kreu i Legës në Itali, Matteo Salvini iu përgjigj ashpër një deklarate të presidentes së komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të së dielës, sipas të cilës, BE do të reagojë nëse situata nuk shkon për mirë.

“Ky është një kërcënim i zymtë, një ‘pushtim’ i pakërkuar. Zonja përfaqëson europianët, rrogën e saj e paguajmë ne të gjithë, ishte një kërcënim i neveritshëm dhe arrogant. Grupi parlamentar i Lega do të paraqesë një mocion mosbesimi. Po të isha president i Komisionit të BE-së do të shqetësohesha për faturat”, deklaroi Salvini në një intervistë për mediat italiane.

Gjatë një konference per shtyp në Universitetin e Princetonit, një pjesëmarrës i vuri në dukje Von der Leyen se mes kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme legjislative italiane, kishte dhe”figura të afërta me Putinin”.

“Do të shohim,” u përgjigj ajo. “Nëse gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë, dhe po flas këtu për Hungarinë dhe Poloninë, ne i kemi mjetet.”

Ky pohim u si referencë e qartë  mbi aftësinë e Komisionit Europian për të shkurtuar fondet e alokuara për vendet anëtare kur ato konsiderohen se shkelin sundimin e ligjit.

Javën e kaluar, Komisioni propozoi shkurtimin e 7.5 miliardë eurove të fondeve të alokuara për Hungarinë. Italia është përfituesi më i madh i fondit të gjeneratës tjetër të BE-së, një paketë grantesh dhe kredish për të trajtuar sfidat ekonomike pas pandemisë COVID-19. Enrico Letta, i cili drejton partinë demokratike të qendrës së majtë, i siguroi votuesit italianë se “nuk ka asnjë shantazh nga ana e Bashkimit Europian”./tch/

.

Të Ngjajshme

BE transferon mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Theret me thikë një i mitur në Shkup

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Leave a Comment