4 C
Skopje
December 5, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës varet nga zgjedhjet në SHBA, mund të zgjasë edhe disa vite”

Javën e kaluar, ai ishte në Beograd si ekspert i pavarur duke theksuar se pikëpamjet e tij politike nuk janë politika zyrtare e SHBA-ve dhe ka folur për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe rolin e SHBA-ve.

Moore ka theksuar gjithashtu faktin se çështja e Kosovës mund të zgjatet edhe disa vjet por gjithashtu është shprehur se kjo mund të varet nga zgjedhjet e SHBA-ve vitin e ardhshëm.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë, diskutojnë dhe vendosin marrëdhënie serioze diplomatike dhe nëse duan mbështetjen e SHBA-ve, unë besoj se do ta kenë. Sidoqoftë, qëndrimi i SHBA-ve ndaj çështjes së Kosovës gjithashtu do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në SHBA. Zgjidhja pa dyshim është nëpërmjet një dialogu të shëndetshëm. Zgjidhja përfundimtare mund të mos jetë tërheqëse për të gjithë, por ne nuk duam konflikt, nuk duam armiqësi të zgjatur dhe shpresojmë që çështja e Kosovës të zgjidhet miqësisht. Unë besoj se do të zgjasë edhe disa vjet gjithësesi”, tha Moore.

Sipas Moore, situatë më e favorshme për çështjen e Kosovës do të krijohej nëse do të ndodhnin ndryshime në Shtëpinë e Bardhë, por më tutje ka theksuar se politika e jashtme e SHBA-ve është e çuditshme.

“Unë besoj se edhe me problemin e Kosovës situata do të ishte më e favorshme nëse vitin e ardhshëm ka një ndryshim në Shtëpinë e Bardhë. Politika e jashtme aktualisht po zbatohet me shpejtësi dhe pa menduar pasojat. Kushdo që është i hutuar nga proceset aktuale të politikës së jashtme të SHBA-ve ka plotësisht të drejtë. Unëj am i përfshirë në politikë të jashtme dhe diplomaci tash e 43 vite dhe kurrën uk kam parë diçka të tillë. Situata me Ukrainën është aq larg përtej të gjitha rrethanave normale sa profesionistt në fushën e diplomacisë janë çuditur plotësisht. Kjo përfundimisht ka përshpejtuar hetimin e Trump”, tha Moore.

Duke folur për zgjedhjet në SHBA, Moore është shprehur se kandidati i Partisë Demokratike, rrethanat ekonomike dhe premtimet e paplotësuara do të determinojnë fituesin.

“Ata që janë zakonisht besnikë ndaj Trump nuk ka  gjasë të preken veçanarisht nga Ukraina. Sidoqoftë,n uk mendoj se do të jetë në favor të tij. Trump mund të fitojë edhe përkundër hetimit. Do të varet gjithashtu se kush do të jetë kandidati i Partisë Demokratike, rrethanat ekonomike dhe sa janë të lodhur njerëzit me premtimet e paplotësuara”, tha Moore.

Moore është shprehur se Biden, Sanders ose Warren mund të jenë presidentët potencialë të SHBA-ve pas zgjedhjeve. /Lajmi.net/  

Artikuj të ngajshëm

Nuk ka lënë vend te shqiptarët, BDI shqyrton mundësinë për koalicion me VMRO-në ose me LSDM-në!

shprehja

Lëvizja Besa fushatë për emrat e shkollave

shprehja

Haxhiu thotë se VV nuk pranon që në marrëveshje të futet edhe posti i Presidentit

shprehja