February 1, 2023
Portali Shprehja

Zgjidhjen për lëndimet e shumta, Milani e sheh te serbi Millutinoviç

Milani nuk gjen paqe me dëmtimet, që kur Stefano Pioli është ulur në pankinë dhe prej javësh “kuqezinjtë” janë duke punuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematikë, që ka penalizuar jo pak skuadrën në momente të caktuara.

Kështu Maldini e Pioli synojnë të afrojnë përgatitësin atletik serb, Andreja Milutinoviç, i cili është nga më të famshmit në profesionin e tij dhe kuqezinjtë shpresojnë që të zgjidhin njëherë e mirë problemin me dëmtimet e shpeshta muskulore.

Aktualisht Milutinoviç është përgatitësi personal i Dushan Vlahoviçit, ndërsa në të kaluarën ka punuar edhe me portierin e njohur Xhanluixhi Bufon, por edhe te Interi, kur trajner ishte Roberto Mançini në vitin 2015.

Serbi ushtron këtë profesion prej 2003-shit dhe shumë futbollistëtë njohur kanë gjetur zgjidhje me kurat e tij në Beograd, andaj te Milani kanë nisur kontaktet për ta futur në stafin e Piolit dhe për të zgjidhur problemet me dëmtimet e shumta./Supersport/

.

Të Ngjajshme

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Leave a Comment