E ardhmja e Inetr-it duket se është e paqartë. Përveç problemeve në fushën e lojës, zikaltrit duhet të përballen edhe me të ardhmen e pronësisë së klubit.
Pas zërave në lidhje me fondin PIF dhe grupeve të ndryshme amerikane të interesuar, zërat për një shitje të mundshme të Inter-it nga ana e familjes Zhang nuk janë larguar, përkundrazi.
Sipas së përditshmes italiane Libero, në fakt, në orët e fundit duket se pronarët kinezë të Inter-it i kanë dhënë mandat Goldman Sachs që të gjejnë blerës të mundshëm të interesuar për klubin.
Një proces kërkimi që duket se ka nisur tashmë me bankën amerikane të investimeve që do të ketë rolin e ndërmjetësit ë operacionit, me familjen Zhang që e nis nga një kërkesë prej 1.2 miliardë eurosh.
La famiglia #Zhang ha dato mandato a Goldman Sachs per la cessione dell’#Inter.
Richiesta 1,2 miliardi.
Questo non significa che i compratori arriveranno “domani”, ma è vero che il processo è innescato.
— Fabrizio Biasin (@FBiasin) September 9, 2022
.