May 16, 2021
Portali Shprehja

Zhvillohet takimi Osmani-Kurti – Iliria News Agency

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë. Osmani pati një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si model i fqinjësisë së mirë. Kryeministri Kurti dhe ministri Osmani biseduan për veprime konkrete dhe koordinim më të mirë mes dy qeverive, për të lehtësuar transportin rrugor dhe qarkullimin e mallrave. Po ashtu u dakorduan lidhur me hapat e mëtejmë rreth organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes të dy shteteve.

“Mbajtja e Seancës së përbashkët qeveritare mes dy vendeve në periudhë sa më të shpejtë që është e mundur, nënshkrimi i Marrëveshjeve për bashkëpunim bilateral mes resorëve të linjës, projektet për lidhje infrastrukturore- autostrada Shkup- Bllacë dhe autostrada Tetovë – Prizren, si dhe rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve në pikat kufitare mes dy vendeve, ishin vetëm disa nga temat e diskutimit me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti. U dakorduam se integrimi evropian i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor është e vetmja forcë transformuese e cila sjell paqe të përhershme dhe prosperitet në rajon”, thekson Osmani.

Të Ngjajshme

Bajden biseda telefonike me Abas dhe Netanjahun, çfarë pritet të ndodhë? – Iliria News Agency

admin

Çfarë është Hamas, grupi që sundon Gazën? – Iliria News Agency

admin

Sa i transmetueshëm është varianti indian i Covid-19 që po përhapet në gjithë botën? – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment