July 3, 2022
Portali Shprehja

ZIDANE SHUAN HESHTJEN | Mer vendim mbi PSG dhe i kthehet episodit famëkeq me Materazzi

Në një intervistë për TeleFoot, Zinedine Zidane iu rikthye përsëri duke folur për episodin e famshem me Materazzi në finalen e Kupës së Botës 2006. Zidane foli për TeleFoot me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të. Këto janë fjalët e tij:

“Nuk jam krenar për atë që kam bërë, për goditjen me koke, këtë e kam thënë tashmë. Por është pjesë e udhëtimit, të shkuarën nuk mund ta ndryshosh. Edhe në jetën e një personi, jo gjithçka bëhet në mënyrë perfekte.

Tact Watches

Penalltia me parabole? Ishte teknike, sigurisht, por jo e çmendur. Më duhej ta bëja këtë, nëse është diçka që bëra, është sepse duhej. Mund të kisha gabuar, apo jo. Ishim në minutën e shtatë-tetë, kishte kohë.

Kisha disa sekonda për të zgjedhur mënyrën e goditjes dhe para meje kisha një portier që më njihte në mënyrë perfekte si Buffon. Diçka duhej shpikur dhe ia arrita qellimit tim me se miri”.

Nderkohe, Zinedine Zidane mbylli mundësinë per tu bere trajner i Paris Saint-Germain menjëherë, duke konfirmuar megjithatë synimin e tij për të vazhduar karrierën në pankinë:

“Dua të vazhdoj, kam këtë dëshirë. Futbolli është pasioni im, por jam gati 50 vjeç dhe jam i kënaqur me atë që kam bërë deri tani. Jam i lumtur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi ish-menaxheri i Real Madridit.

.

Të Ngjajshme

Operacioni 60 milionë që komplikon panet e Milan-it

admin

“Inter është favorite për një arsye”, Panucci: Absurde të vihet në diskutim një si ai

admin

“Ëndërroj Barçën”, Gnonto: Në 2018-ën qava për Inter-in

admin

Leave a Comment