Zjarr masiv në “Skelën historike të Peshkatarëve” në San Francisko

Më shumë se 125 zjarrfikës të San Franciskos luftuan me flakët që përpinë një magazinë në zonën historike të quajtur Skela e Peshkatarëve. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, çereku i zonës historike është humbur tashmë, megjithatë u arrit të shpëtohej një anije historike e Luftës II Botërore.

“Veprimet tona të shpejta shpëtuan anijen “Jeremiah O’Biren”. Nëse do të gjejmë diçka pozitive nga kjo ngjarje e rëndë, mund të thuhet se shpëtoi një anije e Luftës II Botërore pikërisht në fundjavën e Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve”, tha togeri i zjarrfikësve, Jonathan Baxter, për mediat.

Deri tani nuk janë raportuar humbje jetësh, dhe e gjithë zona është evakuuar. Flakët u panë që në orët e para të mëngjesit, ndërsa sipas autoriteteve, raportimi i parë ka mbërritur në orën 4:17, me orën lokale. Sipas tyre një pjesë e një godine është rrëzuar prej zjarrit dhe rrezikon të marrë edhe disa godina të tjera.

loading...

Të ngjajshme

Pas gjendjes së jashtëzakonshme nisin afatet për zgjedhje

shprehja

Raportuesja e PE-së për Kosovën i reagon Thaçit pas deklaratës për Lajçakun

shprehja

Të shtëna me armë zjarri në Bellanicë – arrestohet i dyshuari

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë