June 27, 2022
Portali Shprehja

Zjarr me përmasa të frikshme në Romë, shtëllunga e tymit shihet nga kilometra largësi

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pasditen e së mërkurës në Romë. Mediat në vend raportojnë se zjarri ka rënë në një impiant të përpunimit të mbetjeve. Sipas autoriteteve lokale në vend, të pranishëm në vendin e ngjarjes janë disa ekipe zjarrfikësish ndërsa flakët janë përhapur në të paktën dy magazina ku mbaheshin letër dhe plastikë.

Tact Watches

 

Ndërkohë, në mediat sociale janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shtëllungat gjigante të tymit duken edhe nga kilometra larg.

Veç tymit që po ndot ajrin për banorët që jetojnë në atë zonë, situata përkeqësohet edhe pasi aty pranë ndodhen depo të gazit dhe benzinës. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.

.

Të Ngjajshme

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ish frabikën e duhanit në Tetovë

Temperaturat e larta shqetësim për qytetarët

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Leave a Comment