June 27, 2022
Portali Shprehja

Zjarrfikësit “luftojnë me flakët” në Spanjë

Zjarrfikësit kanë luftuar me zjarret në të gjithë Spanjën, ndërsa vendi po përballet me fillimin e verës më të nxehtë në dekada.

Tact Watches

Veç kësaj, pjesë të Evropës Perëndimore kanë përjetuar nxehtësi ekstreme nën një valë ajri të nxehtë që është zhvendosur në veri nga Afrika, shkruajnë mediat e huaja.

Temperaturat si në Spanjë ashtu edhe në Francë kanë thyer rekorde, duke ushtruar presion mbi spitalet dhe  rrjetet e energjisë elektrike.

Si pasojë tjetër, nxehtësia e madhe e kombinuar me kushtet e erës ka shkaktuar zjarre në disa zona, me Zamora, pranë kufirit veriperëndimor me Portugalinë, ndër më të goditurat.

Pothuajse 20,000 hektarë tokë ishin djegur në vargmalin malor Sierra de la Culebra dhe zjarri ishte ‘ende aktiv’, thuhet në një postim në Twitter nga qeveria rajonale e Castile dhe Leon, ku ndodhet Zamora.

Të shtunën pasdite, ajo tha se 11 fshatra ishin evakuuar dhe rreth 500 zjarrfikës po luftonin për të shuar zjarrin e tmerrshëm.

Në Katalonjë, zjarrfikësit që po përpiqeshin të vinin nën kontroll një zjarr në Baldomar thanë se prisnin që e shtuna të ishte ‘e ndërlikuar’ nga ‘temperaturat shumë të larta dhe një erë e fortë jugore’.

.

Të Ngjajshme

Sheikët e Njukasëllit kërkojnë blerjen e Brojës

Vendet e G7-së ndalojnë importin e arit nga Rusia

Golden Stejt, nga 450 mln shkon në 5.5 miliardë dollar!

Leave a Comment