September 26, 2020
Portali Shprehja

Zola: Pirlo? Mund të jetë një zgjedhje gjeniale

Ish-ylli i futbollit italian Gianfranco Zola ka dhënë një intervistë interesante për Corriere della Sera.

Kampioni sard ka folur për ngjarjet e fundit në shtëpinë e Juventus-it. Nga lamtumira e Sarri-t te kalimi i Andrea Pirlo-s në drejtim të bardhezinjve.

“Edhe unë kam shkuar te West Ham pa drejtuar asnjë ekip më parë, e di çfarë do të thotë. Andrea është një kampion me një njohje t ë madhe për lojën, do të jetë thelbësor stafi”, ka thënë Zola.

“Roli i trajnerit kërkon një talent ndryshe. Dhe Pirlo do të ketë nevojë për stafin: përgatitësi Bertelli do të jetë një vlerë më shumë, edhe Tudor do të jetë i rëndësishëm”.

“Andrea duhet të rritet shpejt: zgjedhja e tij ka qenë e guximshme dhe mund të kthehet në një zgjedhje gjeniale”.

Në lidhje me Sarri-n: “Kemi folur me Maurizio-n për këtë: Juventus është një skuadër  shumë kërkuese dhe ndonjëherë nuk mjafton as të fitosh”, ka përfunduar Zola.

.

Të Ngjajshme

United, Solskjaer do dy blerje të tjera para mbylljes të merkatos

admin

Inter befason rivalët, ka gati zëvendësuesin e Skriniar

admin

BEFASI: Conte largon mbrojtësin lider, merr zëvendësuesin e United / Mourinho në aksion

admin

Leave a Comment