September 27, 2022
Portali Shprehja

Zona e nxehtë e luftimeve, a do vizitojë Putini Donbasin së shpejti?

Vladimir Putin do të vizitojë Donbasin kur të jetë koha e duhur, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke folur për gazetën ruse “Izvestia” në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF).

Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se një takim mes presidentit rus dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky do të ishte i mundur me kusht që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e situatës aktuale. Megjithatë, kjo ende nuk është në rendin e ditës, raporton TASS.

“Sa i përket udhëtimit të presidentit, nuk kam asnjë dyshim se një udhëtim i tillë do të bëhet kur të jetë koha e duhur”, tha Peskov. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Kremlinit kujtoi planet e mëdha ruse në lidhje me zhvillimin e Donbass.

“Planet e zhvillimit janë të gjera, shihet se ndërtimet janë duke u zhvilluar, objektet e reja janë duke u vënë në funksion, po bëhen përpjekje intensive për të rikthyer të gjitha sistemet jetike për jetën. Këtu përfshihet furnizimi me ujë, energji elektrike dhe objekte komunale. Puna është intensive, shumë e shumë mijëra njerëz punojnë atje. Nuk ka dyshim se do të vazhdojë”, tha Dmitry Peskov.

.

Të Ngjajshme

Aksident zinxhiror në qendër të Shkupit, përfshihen pesë makina

admin

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Leave a Comment