December 4, 2021
Portali Shprehja

Zoran Zaev deklarohet pas takimit me Afrim Gashin

Kryeministri Zoran Zaev duke folur pas takimit me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi tha se ky ishte takimi i tyre i parë.

“Së pari jemi falënderues që AAA kanë pranuar të vijnë në një takim të tillë për një Qeveri në të ardhmen. E bëjmë këtë për shkak se Maqedonia e Veriut është para një momenti të rëndësishëm, ndërsa kjo është që të fillojmë bisedimet me BE-në. Kjo është diçka që duhet të jetë përgjegjësi e të gjithëve”, tha Zoran Zaev, raporton SHENJA.

Tact Watches

Ai tha se është biseduar edhe për shumë gjëra të rëndësishme, dhe të cilat duhet të diskutohen brenda partive, por edhe partnerëve.

“Temat që sot janë hapur janë parasegjthash janë programore. Më vjen mirë se bashkëpunimi i ardhshëm do të definohet në bazë të principeve programore. Pjesa e dytë është ambicia e Alternativës, që tek ata ka ndarje nëse duhet të hyet në Qeveri ose jo. Është logjike ngase një javë më parë, ishin në përcaktim që të rrëzohet kjo Qeveri, pra BDI, por përgjegjësia para shtetit, i përcakton ato se duhet të diskutojnë se çfarë duhet të bëjnë”, tha Zaev, raporton SHENJA.

Zaev tha se duhet të bëjnë lëshime të gjithë partnerët. Sipas tij vendimi i Alternativës mund të jetë, të hyjnë ose të mos hyjnë në Qeveri.

Zaev tha se targeti i tyre janë zgjedhjet e rregullta.

Të Ngjajshme

Mickoski i shqetësuar: Zaev mund të nënshkruaj edhe një marrëveshje të re me Bullgarinë

admin

Në fundjavë do të mbahet seanca e qeverisë për buxhetin

admin

Despotovski kandidati i katërt për kryetar të LSDM-së

admin

Leave a Comment