November 29, 2021
Portali Shprehja

Zoran Zaev paralajmëron rritje të shumicës parlamentare!

Nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare deri te ato të rregulltat, të vitit 2024, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në takimin me ministrin austriak për punë të jashtme, Mihael Linhart.

Zaev ka bërë të ditur se kemi shumicë parlamentare stabile dhe se pret rritje të saj.

Tact Watches

“Kemi shumicë parlamentare stabile, presim edhe rritje të shumicës, nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare – përkundër atyre të rregulltave në qershor të vitit 2024. Qeveria do të përkushtohet në zhvillimin e fuqishëm të ekonomisë”, ka thënë mes të tjerash Zaev, transmeton TV21.

Ndërkaq në publik kanë qarkulluar informacionet se Alternativa do t’i bashkohet shumicës aktuale, megjithatë nga partia që udhëhiqet nga Afrim Gashi kanë mohuar këtë gjë duke thënë se mbeten parti opozitare.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev për TV21 paraprakisht ka konfirmuar se nesër do të zhvillohet takimi mes tij dhe Gashit. Por, nga partia e Alternativa për TV21 nuk kanë treguar se me çfarë kushtesh do të ulen në tryezë, duke vlerësuar se këso takime ka pasur edhe në të kaluarën./TV21

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment