June 18, 2021
Portali Shprehja

Zoran Zaev vazhdon të jetë optimist se negociatat me BE-në mund të zhbllokohen

Kryeministri, Zoran Zaev vazhdon të jetë optimist se negociatat me BE-në mund të zhbllokohen në samitin e Unionit më 22 qershor. Zaev zotohet se periudha në vijim do të shfrytëzohet maksimalisht për ta bindur Sofjen ta jep dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Deri më 22 qershor do të kemi shumë takime. Në Antalya Samit më 17 qershor, por do të jemi së bashku edhe në Samitin e NATO-s në Bruksel më 14. Besoj se do të kemi edhe takime dypalëshe, sepse ministrat tonë të punëve të jashtme me ekipet e tyre po punojnë në Udhërrëfyesin, respektivisht planin për bashkëpunim në të gjitha sektorët…Unë madje besoj se në gjithë këtë periudhë mund të mbahet edhe konferenca ndër-qeveritare . Gjithë kjo do të na ndihmonte ta marrim “Po”-në e zëshme që e presim më 22 qershor, për mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare.”

.

Të Ngjajshme

Zaev në Vjenë, merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor

admin

Plagoset me armë zjarri një banor i Dibrës

admin

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 32 gradë

admin

Leave a Comment