October 4, 2023
Portali Shprehja

Zvicra në epërsi, por edhe Kosova kishte raste për gol

Kombëtarja e Zvicra e mbylli pjesë e parë me epërsi minimale në stadiumin “Fadil Vokrri. “Helvetët” e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar me Edimilson Fernandes dhe Xherdan Shaqirin, por në të dyja rastet në vend ishte Aro Muric.

Kosova rrezikoi bukur me Milot Rashicën në minutën e 11-të, por portieri Yaan Sommmer pret goditjen. Zvicra mori epërsinë në minutën e 14-të, kur Remo Freuler shënoi pas asistimit të Fernandes për 1-0.

Por Kosova ka mundur të barazojë pas katër minutash, me Vedat Muriqin i cili gjuajti pas asistimit të Rashicës, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Sërish në minutën e 27-të ishte Muriqi në rast të mirë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë. Në minutën e 39-të, Muriqi shumë lehtë ka mundur të barazojë shifrat, ku asistimit të Mërgim Vojovodës iu përgjigj mirë me kokë, por Akani futi këmbën dhe topi shkoi mbi portë.

 

.

Të Ngjajshme

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Facebook dhe Instagram mund bëhen me pagesë

Deponia e Nakushtakut prap tymon, dikush e ndez zjarrin natën

admin

Leave a Comment