7 C
Skopje
November 20, 2018
Offside

Zyrtare: Mësohet sa do t’i mungojë Bale Realit

Real Madrid sipas tabloidit britanik The Sun do të humbasë për plotë 4 muaj shërbimet e ylli uellsian Gareth Bale.

Dëmtimi i fundit i pësuar në sfidën e Championsit-it ndaj Sportingut të Lisbonës ishte i 15-ti për uellsianin që nga periudha që ka firmosur për Realin e Madridit.

Dëmtimi në ndeshjen ndaj skuadrës portugeze, rezultoi shumë më i rëndë sesa parashikohej fillimisht, me Bale që ka vendosur të operohet për të lënë pas problemet në gjurin e këmbës së djathtë.

Në këtë mënyrë Bale do të operohet në Londër dhe për tu rikthyer sërish në fushë ka nevojë për 4 muaj për tu rikuperuar plotësisht, duke humbur në këtë mënyrë 21 ndeshje.

Artikuj të ngajshëm

Wanda iu dërgon mesazh të gjithë atyre që e urrejnë, e çfarë mesazhi…

shprehja

Milinkovic-Savic do të shitet nëse…

shprehja

Real-i ka gati 101 milionë euro për dy yje të Premier League-s

shprehja